Përfundon seanca, LVV-ja pasi s’i pati numrat kërkoi marrëveshje me opozitën
Foto: Laura Hasani

Përfundon seanca, LVV-ja pasi s’i pati numrat kërkoi marrëveshje me opozitën

Aktuale April 21, 2025 - 15:49

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka propozuar edhe një herë Albulena Haxhiun si kandidate për kryetare të Kuvendit, raporton Zeri.info.

Image

 

Duke e parë që s’i kanë numrat e mjaftueshëm për ta votuar Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit të Kosovës, Konjufca ka kërkuar të ketë një marrëveshje me partitë politike, pasi tashmë opozita është deklaruar se nuk do ta votojë Haxhiun.

“Atëherë Lëvizja Vetëvendosje padyshim që e ka emrin e njëjtë, është zonja Albulena Haxhiu si e propozuar, por ne më qenë se e kemi parë që të gjitha subjektet politike qysh dje janë prononcuar se do ta kishin qëndrimin e njëjtë edhe në këtë seancë. Mendoj se kjo situatë politike nuk mund të zgjidhet përveçse me një marrëveshje politike. Ashtu siç votohen nënkryetarët e Kuvendit, atë koncept do ta kishte edhe kryetari i Kuvendit. Pa krijimin e një mazhorancë këtu në Kuvend për kryetarin e Kuvendit nuk do të mund të themelohet vetë Kuvendit. Mirëpo kjo e njëjta logjikë është edhe për nënkryetarët, sikur ne ta zëmë ta kishim shumicën, do të mund t’i bllokonim edhe nënkryetarët e Kuvendit, a është kjo e arsyeshme. Atëherë ne zoti kryesues kërkojmë një kohë shtesë që të mos përsëritet situata e njëjtë të cilën e patëm tri herë radhazi në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, deklaroi Konjufca, raporton tutje Zeri.info.

Image

 

Duke e parë këtë situatë, kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari, ka thënë se seanca ndërpritet dhe do të vazhdojë pas 48 orësh. /Zëri