Konfirmimi i fjalëve të Trumpit nga Osmani, Haziri: Situata shumë më serioze
Foto: Laura Hasani

Konfirmimi i fjalëve të Trumpit nga Osmani, Haziri: Situata shumë më serioze

Aktuale July 11, 2025 - 08:38

“Situata është shumë më serioze”, tha Lutfi Haziri i LDK-së pas konfirmimit të fjalëve të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, nga Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani se Shtëpia e Bardhë “kohëve bash-bash të fundit” ka parandaluar një përshkallëzim mes Kosovës dhe Serbisë.

“Situate është shumë më serioze. Sepse ky nuk është informacion i deklasifikum. Kjo që Trumpi e zbardhi si veprim të tij në parandalim të madh të sigurisë, që e përmend me Kosovën, i përngjan reagimit të Bidenit, i cili në mesnatë e deklasifikoi informacionin, e zgjojnë presidentin e SHBA-së”, tha Haziri në ATV.