Të burgosurit e Dubravës përmbyllin me sukses korrjen e grurit, e kultivuan vetë

Të burgosurit e Dubravës përmbyllin me sukses korrjen e grurit, e kultivuan vetë

Aktuale July 12, 2025 - 15:02

Qendra Korrektuese e Dubravës, ka njoftuar se është përmbyllur me sukses procesi i korrje-fshirjes së grurit, i cili është kultivuar nga të burgosurit e kësaj qendre, nën mbikëqyrjen dhe udhëzimin e stafit profesional.

Kjo iniciativë, sipas njoftimit është pjesë e angazhimeve të Shërbimit Korrektues të Kosovës për të nxitur rehabilitimin përmes punës, duke u ofruar të burgosurve aftësi praktike dhe përgjegjësi të reja.

“Gruri i mbledhur do të përdoret për furnizimin e të gjitha institucioneve korrektuese, duke sjellë njëkohësisht edhe përfitime të drejtpërdrejta ekonomike”, thuhet tutje në njoftim.

“Përveç zhvillimit të aftësive punuese dhe përmirësimit të mirëqenies së të burgosurve, ky aktivitet ndihmon në uljen e kostove të përgjithshme për furnizim me produkte ushqimore dhe kontribuon në vetëqëndrueshmërinë e sistemit korrektues”.