
Nesër temperaturat deri në 32 gradë Celsius
Aktuale
July 12, 2025 - 19:54
Mot më i nxehtë po parashihet të mbretëroj në vend ditën e diel, me më shumë kthjellime, dhe maksimale deri në 32C.
Të hënën shkojnë deri në 33C e 35C.
Ditën e martë vransira kalimtare që kalojnë përgjatë rajonit sjellin kushte për rrebeshe shiu e bubullima.
Mundësi për reshje më të pakta shiu paraqiten edhe të mërkurën.
Temperaturat zbresin përreth 30C. Minimalet luhaten ndërmjet 13C e 17C.
Nga dita e hënë frynë erë veriore e veriperëndimore e lehtë dhe mesatare 4-7m/s, me hove deri në 10m/s ditën e martë.