Begaj në Ohër me ftesë të presidentes Davkova: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë garanci për progres  

Begaj në Ohër me ftesë të presidentes Davkova: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë garanci për progres  

Aktuale July 12, 2025 - 22:20

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka zhvilluar një vizitë njëditore në Maqedoninë e Veriut, me ftesë të presidentes së këtij vendi, Gordana Siljanovska-Davkova. Begaj në njoftimin e tij ka bërë të ditur se ata kanë folur për bashkëpunimin bilateral, rajonal si dhe për integrimin evropian.

Presidenti shqiptar ka theksuar se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë vullnetin për të bashkëpunuar në projekte me vlerë për qytetarët e të dy vendeve.

Po ashtu, ai ka theksuar edhe se faktori shqiptar në Maqedoninë e Veriut është urë lidhëse, i rëndësishëm, por edhe garanci  për progresin e  vazhdueshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Postimi i plotë:

Në Ohër për një vizitë njëditore, me ftesë të Presidentes Siljanovska-Davkova.

Folëm për bashkëpunimin. bilateral, rajonal dhe integrimin europian.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ndajnë vullnetin për të bashkëpunuar në projekte me vlerë për qytetarët tanë.

 Faktori shqiptar në Maqedoninë e Veriut eshtë urë lidhësë, i rëndësishëm dhe garanci  për progresin e  vazhdueshëm të marrëdhënieve tona.

Zhvilllimi i projekteve të përbashkëta  jo vetëm ekonomike dhe infrastrukturore, por edhe kulturore e sociale është i arritshëm dhe i mirëpritur.

Me forca të përbashkëta drejt progresit!