Haxhiu: Po shpifin se i kemi ndal fondet, ministria i ka dhënë 32 milionë euro për Hagën
Foto: Laura Hasani

Haxhiu: Po shpifin se i kemi ndal fondet, ministria i ka dhënë 32 milionë euro për Hagën

Aktuale July 13, 2025 - 15:00

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se ministria tashmë ka përmbushur të gjitha detyrimet ndaj mbrojtjes së personave që po gjykohen në Hagë.

“32 milionë euro ministria e drejtësisë tashmë i ka dhënë për mbrojtjen e personave që po qëndrojnë në Hagë, krejt obligimet tona i kemi përmbyllur. Të gjithë ata që thonë që ministria i ka ndalur fondet po shpifin sepse kjo nuk qëndron”, shtoi Haxhiu.

Ajo i quajti shpifje pretendimet se ministria i ka ndalur fondet për mbrojtjen ligjore, duke shtuar se këto akuza nuk qëndrojnë.