Begaj takohet me Ahmetin: Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, mbështetës të palëkundur të Shqipërisë

Begaj takohet me Ahmetin: Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, mbështetës të palëkundur të Shqipërisë

Aktuale July 13, 2025 - 14:34

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj është takuar me kreun e BDI-së, Ali Ahmetin.

Përmes një postimi në Facebook, Begaj tha se është gjithmonë kënaqësi të takohet me Ahmetin, si dhe të ndajë mendime me të.

Tutje, i pari i Shqipërisë tha se shqiptarët e Maqedonisë së Veriut janë faktor vendimtar shtetformues dhe mbështetës të palëkundur të rrugës euroatlantike të Shqipërisë.

“Me Ali Ahmetin është gjithmonë kënaqësi të takohesh e të ndash mendime. Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë faktor vendimtar shtetformues dhe mbështetës të palëkundur të rrugës Euroatlantike të vendit, duke dëshmuar ngahera përkushtim ndaj paqes, stabilitetit, bashkëjetesës dhe vlerave demokratike”, ka shkruar Begaj.