FSK-ja pajiset me autoblinda nga Amerika

FSK-ja pajiset me autoblinda nga Amerika

Aktuale July 14, 2025 - 14:44

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) është pajisur ma disa autoblinda të prodhimit amerikan.

Kjo u konfirmua nga Ministria e Mbrojtjes.

Kjo ministri nuk dha shumë detaje rreth numrin të tyre apo edhe se për çka do të përdoren, por tregoi se Ushtria e Kosovës do të pajiset edhe me të tjera të ngjashme.

“Konfirmojmë se kemi pranuar disa autoblinda, prodhim i SHBA-së, të cilat janë prokuruar bazuar në planin bilateral të blerjeve shtet më shtet, miratuar paraprakisht, dhe pritet të pranojmë edhe disa të tjera deri në përfundim të këtij aktiviteti të blerjeve”, thuhet në përgjigjen e ministrisë për Klankosova.tv.

“Këto janë informacionet të cilat mund të ndajmë me publikun në këtë fazë”, theksohet në përgjigjen e Ministrisë së Mbrojtjes.

Këto mjete ushtarake tashmë gjenden në bazat e Forcës së Sigurisë së Kosovës.