Zemaj: LDK-ja kundër dy palë zgjedhjeve
Foto: Laura Hasani

Zemaj: LDK-ja kundër dy palë zgjedhjeve

Aktuale July 15, 2025 - 11:04

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka deklaruar se partia e tij nuk përkrah mbajtjen e dy palë zgjedhjeve, duke paralajmëruar mundësinë e keqpërdorimeve dhe abuzimeve në një situatë të tillë.

Ai tha se Lëvizja Vetëvendosje nuk po shfaq gatishmëri për një marrëveshje politike, pasi synon të mbajë në kontroll edhe Qeverinë, edhe kryetarin e Kuvendit me numrin aktual të votave.

“Veç të merren vesh për marrëveshje politike, çështja e kafesë do të ishte më e lehtë. Ata e kanë prepozicionet politike, për kryetarin e kuvendit siç është thënë edhe nga Limaj dhe Kurti, çështja ka të bëjë me pozitën e ofruar ose të mos ofruar për të siguruar votat. LVV-ja nuk do marrëveshje politike, siç duket do me këtë numër të votave të ketë edhe kryetarin kuvendit edhe qeverinë e Kosovës. Për neve është kushtetuese nëse e mundëson koha ose nëse zgjidhet ngërçi, ne nuk preferojmë dy palë zgjedhje, nuk u konvenojnë as qytetarëve dhe mund të ketë keqpërdorime dhe abuzime të mëdha”, u shpreh Zemaj.