
As pas 47 tentimesh, nuk konstituohet Kuvendi
Për herë të 47-të, ka dështuar përpjekja për të konstituuar Kuvendin e Kosovës.
Në sallë kanë qenë gjithsej 105 deputetë, ku 51 prej tyre votuan pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, vota këto të cilat nuk mjaftuan që t’i hapet rrugë formimit të komisionit për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit.

Janë partitë e ish-opozitës, të cilat po e kundërshtojnë këtë formë të votimit.
Pas kësaj, kryesuesi Avni Dehari theksoi se vazhdimi i seancës do të mbahet më 17 korrik (e enjte), me fillim prej orës 11:00.
Edhe gjatë kësaj seance kryesuesi Dehari nuk ua lejoi fjalimet deputetëve të PDK-së, LDK-së e AAK-së, përderisa ata të Listës Serbe nuk u paraqitën në foltore për të bërë propozimet e tyre.
Time Kadrijaj nga AAK-ja tha se partia e saj e propozon Albin Kurtin.
“Ne si AAK e propozojmë nomadin Albin Kurti”, tha ajo. /Zëri
