Kraki: Opozita po pengon rendin kushtetues
Foto: Laura Hasani

Kraki: Opozita po pengon rendin kushtetues

Aktuale July 15, 2025 - 11:57

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki, akuzoi opozitën për bllokim të procesit.

“Fatkeqësisht, është provuar se vonimi i rendit kushtetues po bëhet duke mos votuar dhe duke pamundësuar konstituimin e Kuvendit. Deputetët që refuzojnë të marrin pjesë në votim, po refuzojnë mandatin dhe obligimet kushtetuese”, tha ai.

Image

Kraki shtoi se Vetëvendosja ka ndërmarrë të gjithë hapat e mundshëm, duke përfshirë ftesa në takime dhe propozime konkrete, pa synuar të fitojë kohë, por për ta zhbllokuar situatën.

Image

“E pamë edhe sot që interpretimi, keqleximi i opozitës janë betonuar duke mos votuar dhe duke mos marrë pjesë në votim dhe duke e pamundësuar konstituimin e Kuvendit. Ajo që do të duhej në këtë logjikë ndoshta është marrja e deputetëve të cilët kanë vendosur të mos jenë deputetë, duke e refuzuar të marrin pjesë në votim ata janë duke refuzuar ta pranojnë mandatin që e kanë dhe obligimet kushtetuese, ne e kemi provuar të gjitha mënyrat, nuk e kemi shfrytëzuar për të fituar kohë, kemi ftuar në takime dhe kemi bërë propozime. Ne kemi bërë të gjitha hapat që janë pritur prej neve”, tha Kraki.

Image