
Osmani, falënderuese ndaj Letonisë për mbështetjen ndaj Kosovës në rrugën euroatlantike
Aktuale
July 15, 2025 - 13:15
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se pati diskutime përmbajtësore dhe vullnet të përbashkët për bashkëpunim të thelluar me homologun e saj nga Republika e Letonisë, Edgars Rinkeviçs.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook me disa fotografi, e para e vendit thotë se homologun e saj e ka falënderuar për përkrahjen e jashtëzakonshme ndaj Kosovës, në çdo fazë të shtetndërtimit dhe për zërin e fuqishëm në mbështetje të rrugës sonë euroatlantike.
Ajo ka thënë se ekonomia, siguria e fusha të tjera të interesit të ndërsjellë janë natyrshëm kapituj të rinj të bashkëpunimit mes dy shteteve që mbrojnë vlera të përbashkëta.