
Peci: Ka indikacione nga disa akterë politikë që do të ketë lëvizje drejt konstituimit të Kuvendit
Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, tha se ka indikacione nga disa akterë politikë që do të ketë lëvizje drejt konstituimit të Kuvendit të Kosovës.
“Çdo ditë vijmë me shpresën se do të ketë reflektim që Kuvendi të konstituohet dhe të hyjmë në afat ligjore dhe kushtetuese për mandatimin e Qeverisë. Ky është interes i Kosovës, pa hyrë në interesa personale dhe partiake”, tha Peci.
Ai kundër opsionit që përnjëherësh të mbahen zgjedhjet lokale dhe parlamentare.
“Mendoj se duhet të bëjmë përpjekje maksimale që të kemi Kuvendin e konstituuar dhe Qeverinë. Nuk mendoj e shkuarja në zgjedhje lokale dhe parlamentare përnjëherësh nuk janë në interes i Kosovës.
Ka disa indikacione nga disa akterë politikë që do të ketë lëvizje. Kushdo që bën lëvizje drejt konstituimit të Kuvendit, shoqëria kosovare i vlerëson ata që tregohen bashkëpunues”, tha Peci.