Rukiqi: QUINT-i të reagojë për uzurpimin e kabinetit qeveritar nga ish-partia në pushtet
Foto: Laura Hasani

Rukiqi: QUINT-i të reagojë për uzurpimin e kabinetit qeveritar nga ish-partia në pushtet

Aktuale July 16, 2025 - 08:22

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka bërë thirrje për një reagim të menjëhershëm nga shtetet e QUINT-it dhe Zyra e Bashkimit Evropian, për të adresuar rrezikimin e rendit kushtetues në Kosovë.

Rukiqi theksoi se mosrespektimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe uzurpimi i kabinetit qeveritar nga Lëvizja Vetëvendosje po dëmton thellësisht proceset demokratike dhe zhvillimin e vendit.

Reagimi i plotë, pa ndërhyrje:

Shtetet e QUINT-it dhe Zyra e Bashkimit Evropian duhet të reagojnë, qartë dhe me vendosmëri, për rrezikimin e rendit kushtetues, mos respektimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, uzurpimin e kabinetit qeveritar nga ish partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje

Çdo investim i këtyre vendeve në shtetndërtim, çdo investim në procese demokratike, çdo investim në zhvillimin e vendit, çdo proces integrues, po rrezikohet nga tentativa e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje për uzurpim institucionesh dhe mosrespektim të rendit kushtetues dhe ligjeve në fuqi.