Mblidhet KQZ-ja, diskutohet buxheti për zgjedhjet lokale
Foto: Laura Hasani

Mblidhet KQZ-ja, diskutohet buxheti për zgjedhjet lokale

Aktuale July 16, 2025 - 09:20

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhje sot në orën 13:30.

Një prej pikave është edhe raportimi rreth vlerësimit për rishpërndarje të buxhetit të aprovuar të KQZ-së për vitin 2025 për zgjedhjet lokale.

Pikë tjetër e rendit të ditës është edhe shqyrtimi dhe miratimi i procedurës standard të veprimit për krijimin e Listës së Votuesve.

Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen më 12 tetor 2025.