Fillon seanca e rëndësishme në Speciale - Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi po marrin pjesë fizikisht

Fillon seanca e rëndësishme në Speciale - Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi po marrin pjesë fizikisht

Aktuale July 16, 2025 - 09:59

Ka nisur seanca gjyqësore në Gjykatën Speciale në Hagë, ku pritet të bëhet i ditur vendimi lidhur me mocionin e ekipeve mbrojtëse të ish-krerëve të UÇK-së për të rrëzuar pjesë të caktuara të aktakuzës për krime të pretenduara të luftës.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi po paraqiten fizikisht në këtë seancë.

Ata kishin kohë deri më 12 qershor për ta dorëzuar mocionin për rrëzimin e akuzave. Zyra e Prokurorit të Specializuar, ndërkaq pati kohë të përgjigjet deri më 7 korrik.

Vendimi për mocionin që do të bëhet publik sot, pritet ta përcaktojë edhe rrjedhën e vazhdimit të këtij procesi gjyqësor.

Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi ndodhen në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, në një proces të stërzgjatur dhe të kritikuar shumë.

Image