
Vendimi i Gjykatës Speciale, Gruda: E papranueshme që asnjë kërkesë e mbrojtjes s’u pranua
Aktuale
July 16, 2025 - 14:26
Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Përparim Gruda, në një konferencë për media ka thënë se është e papranueshme që asnjë kërkesë e mbrojtjes së ish krerëve të UÇK-së nuk është pranuar nga trupi gjykues në Hagë.
“Është e papranueshme që asnjë kërkesë e mbrojtjes nuk pranohet nga ana e trupit gjykues, dhe prokuroria dhe trupi gjykues veprojnë si një organ i vetëm. Kjo tregon qartë se s’kemi barazi mes palëve”, tha Gruda.
“Ne besojmë që drejtësia sado e vonuar, gjithmonë mbetet e vërtet, të akuzuarit janë të pafajshëm”, tha ai.
Ai tha se shpreson që vendimi final do të jetë lirues.