
Ish-deputeti i Nismës aderon në AAK, Haradinaj konfirmon se do të jetë kandidat për kryetar të Malishevës
Aktuale
July 16, 2025 - 15:12
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se e ka mirëpritur aderimin në partinë e tij ish-deputetin dhe ish-zëvendësministrin e Nismës, Enver Hoti.
Me këtë rast, Haradinaj ka konfirmuar edhe kandidaturën e Enver Hotit për kryetar të Komunës së Malishevës në zgjedhjet e ardhshme lokale.
“Enver Hoti përfaqëson më së miri frymën e Aleancës – vendosmërinë, transparencën dhe përkushtimin për t’u shërbyer qytetarëve me ndershmëri. Aderimi i tij është një vlerë e shtuar për projektin tonë politik”, theksoi Haradinaj pas takimit.