
OSBE: Ruajtja e pavarësisë dhe integritetit të gjyqësorit, gurthemel i sistemit demokratik
Misioni i OSBE-së në Kosovë i ka reaguar Qeverisë në detyrë lidhur me reagimin kundrejt vendimit të Gjykatës Supreme për arkat fiskale. OSBE-ja ia rikujtoi Qeverisë rëndësinë e ruajtjes së pavarësisë së gjyqësorit si gurthemel i sistemit demokratik.
Me vendimin e Gjykatës Supreme u shfuqizua Udhëzimii Administrativ për shfrytëzimin e pajisjeve elektronike fiskale, sistemeve fiskale dhe softuerëve elektronikë fiskalë.
Sipas OSBE-së, respektimi i vendimeve të Supremes dhe Gjykatës Kushtetuese, mbetet thelbësor për ruajtjen e sundimit të ligjit dhe ndarjes së pushteteve.
“Misioni i OSBE-së nënvizon rëndësinë e ruajtjes së pavarësisë dhe integritetit të gjyqësorit si gurthemeli i sistemit demokratik të Kosovës. Respektimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe asaj Supreme, së bashku me dialogun e hapur dhe konstruktiv midis institucioneve, mbetet thelbësor për ruajtjen e sundimit të ligjit dhe ndarjes së pushteteve”, thuhet në reagim.
Në fund, OSBE-ja u shpreh e gatshme të vazhdojë të mbështesë institucionet e Kosovës në forcimin e praktikave demokratike dhe ndërtimin e besimit publik.
Ndaj sulmeve të Qeverisë në detyrë kundrejt sistemit gjyqësor ka reaguar edhe Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), duke e cilësuar të paparanueshëm reagimine Qeverisë në detyrë. /BetimipërDrejtësi