
Abdixhiku takon deputetë gjermanë, diskutojnë për zhvillimet politike në vend
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim dy deputetë të Bundestagut gjerman, Tilman Kuban dhe Jan Metzler.
Përmes një komunikate nga LDK-ja bëhet me dije se në këtë takim Abdixhiku dhe deputetët gjermanë diskutuan lidhur me zhvillimet aktuale politike në vend dhe për qëndrimet e LDK-së rreth këtyre çështjeve.
“Kryetari Abdixhiku vlerësoi lart mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për Kosovën, duke theksuar raportin tradicional dhe partneritetin e qëndrueshëm e të shkëlqyeshëm ndërmjet LDK-së dhe CDU-së, si dy parti të qendrës së djathtë që ndajnë vlera të përbashkëta evropiane”, thuhet në njoftim.
Në njoftim thuhet se gjatë këtij takimi u diskutua edhe për thellimin e bashkëpunimit të mëtejshëm në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët.