
Zogaj: Marrëveshja për një shumicë parlamentare duhet të arrihet më së largu javën e ardhshme
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alban Zogoja ka thënë se rruga e vetme për daljen nga ngërçi politik i konstituimit të Kuvendit është marrëveshja politike për krijimin e shumicës parlamentare.
Zogaj ka thënë se pret nga partia fituese që ta bëjë një gjë të tillë, duke pas parasysh edhe afatin e dhënë nga Gjykata Kushtetuese prej 30 ditësh që përfundon më 26 korrik.
Ai ka thënë se ekziston mundësia për një marrëveshje dhe kjo duhet të bëhet më së largu javën e ardhshme.
“Ka vetëm një rrugë për të dal nga ngërçi politik dhe ajo është marrëveshja politike e shumicës në Kuvendin e Kosovës. Po shkojmë drejt aftit të fundit të aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese, presim seriozitet nga partia fituese e cila i ka autorizimet për të vazhduar procesin e krijimit të shumicës politike. Ekzistojnë mundësit e krijimit të shumicës politike dhe kjo duhet të ndodhë gjatë kësaj jave apo maksimumit gjatë javës së ardhshme”, ka thënë Zogaj.
Ndërsa, nga Lëvizja Vetëvendosjes dhe Nisma Socialdemokrate kanë paralajmëruar takime mes krerëve të dy partive për një marrëveshje.
Kurti e Limaj kanë zhvilluar takime edhe më parë, por që nuk kanë arritur të pajtohen sa i përket postit të kryetarit të Kuvendit.
Nga LVV kanë thënë se janë të gatshëm për bashkëqeverisje me Nismën, por që posti i kryeparlamentarit nuk negociohet. Kurse nga Limaj ka thënë se nuk dëshiron poste në ekzekutiv por do ta votonte formimin e qeverisë Kurti 3 me kushtin që ta ketë postin e kryetarit të Kuvendit./teve1