Bislimi diskuton me deputetët gjermanë për integrimin evropian të Kosovës

Bislimi diskuton me deputetët gjermanë për integrimin evropian të Kosovës

Aktuale July 16, 2025 - 19:00

Zëvendëskryeministri në detyrë Besnik Bislimi mirëpriti sot deputetët e Bundestagut gjerman, Tilman Kuban dhe David Preisendanz, të cilët po zhvillojnë vizitë në Kosovë si pjesë e një turneu rajonal.

Gjatë takimit u diskutua mbi procesin e integrimit evropian të Kosovës, ku Bislimi theksoi angazhimin dhe orientimin strategjik të vendit për t’u bërë pjesë e familjes evropiane. Po ashtu, u trajtuan mundësitë dhe potenciali për zgjerimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Gjermanisë në fusha me interes të përbashkët.

Bislimi nënvizoi se si aleatë, miq dhe partnerë strategjikë, Kosova dhe Gjermania vazhdojnë të forcojnë dhe rrisin lidhjet mes dy vendeve.