Ish-këshilltari i Thaçit për vendimin e Speciales: Patriotizmi i rrjeteve sociale s’mjafton, koha për reagim qytetar

Ish-këshilltari i Thaçit për vendimin e Speciales: Patriotizmi i rrjeteve sociale s’mjafton, koha për reagim qytetar

Aktuale July 17, 2025 - 10:17

Adil Behramaj, ish-këshilltar i ish-presidentin Hashim Thaçi, ka kërkuar reagim qytetar ndaj Gjykatës Speciale.

Ai ka bërë me dije se tashmë është e ditur se nuk drejtësia nga Gjykata Speciale.

Në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Behramaj ka shkruar se patriotizmi i rrjeteve sociale dhe statuset më nuk mjaftojnë.

Sipas tij, më nuk ka kohë për kalkulime politike.

Reagimi i plotë i Behramajt, pa ndërhyrje:

Drejtësia tashmë po dihet se nuk është në Gjykatën Speciale. Por, as padrejtësitë që vijnë prej saj, më nuk duhet të shikohen sikur të ishin një “reality show”. Sepse, atje historia po rishkruhet edhe me ndihmën e secilit që është duke heshtur.

Hezitimi për të reaguar nuk është kujdes. Nuk është as qëndrim i mençur, por është dorëzim i heshtur. Dhe ky hezitim mund të jetë jashtëzakonisht i rehatshëm për shumëkënd, por është burg për të vërtetën tonë. Është burg për ata që e mundësuan lirinë, që e mundësuan intervenimin e NATO-s dhe e bënë Kosovën shtet.

Patriotizmi i rrjeteve sociale nuk mjafton. As statuset nuk mjaftojnë.

Ka ardhur koha që kalkulantët politikë t’i lëmë nëpër zyra dhe të dalim nga kjo mpirje kolektive. Ka ardhur koha për reagim qytetar, për zë e veprim kundër kësaj padrejtësie!