Dënimi me 15 vjet burg për rrëmbimin e Hafir Shalës, avokati Kërveshi: S’do të ndalemi me kaq
Foto: Laura Hasani

Dënimi me 15 vjet burg për rrëmbimin e Hafir Shalës, avokati Kërveshi: S’do të ndalemi me kaq

Aktuale July 17, 2025 - 10:42

Gjykata Themelore Prishtinë, Departamenti sSpecial, ka shpallur aktgjykim dënues për Slavisha Filliq, ish-zyrtar i Sigurimit Shtetëror në atë kohë.

Kështu ka shkruar në rrjetin social në Facebook, avokati Kujtim Kërveshi ku ndër të tjera ka thënë se denimi në mungesë është shqiptuar nga kjo gjykatë në lartësi prej 15 vitesh për veprën penale të Krimeve të Luftës kundër popullatës civile.

“Dr Hafir Shala ka qenë mjek, të cilin Filic bashkë me zyrtar të tjerë e kishin rrëmbyer afër udhëkryqit të Sllatinës deri sa po vinte në Prishtinë për të marrë barëra për t’i sjellë në Drenas. Këtë udhëtim po e bënte bashkë me dy persona të tjerë, shqiptar. Pasi Filic me kolegët e tij, i kishte ndarë Dr.Shalën dhe bashkëudhëtarët e tij, i dërguan të ndarë në stacionin policor, Dr.Shala nuk u pa më. Nuk kishte dal nga stacioni kryesor dhe nuk e kishte parë të gjallë askush. Dy bashkudhëtarët ishin dëshmitar okular”, ka shkruar Kërveshi.

Kërveshi tha se hetuesit policor në atë kohë, ndër ta, i ndjeri Fadil Syleviqi, kishin arritur të kuptojnë se kush e kishte rrëmbyer, Shalën.

“Ishte përcaktues, në bindjen tonë, në atë kohë angazhimi dhe veprimet e i ish Avokatit, ish kolegut tonë, Destan Rukiqi i cili me angazhimin e tij, e aktivizoj mekanizmin e “herimit”. Hetuesit policor në atë kohë, ndër ta, i ndjeri Fadil Syleviqi, kishin arritur të kuptojnë se kush e kishte rrëmbyer Dr Shalën. Mirëpo, meqë Filiq ishte pjesëtar i shërbimit shtetëror, hetuesit policor në atë kohë nuk kishin mandat të hetonin nivelin e tillë”.

Ai tutje tha se angazhimi i “Kërveshi & Partners Law Firm” ka qenë, mbetet, do të vazhdojë, që të mbështesë angazhim pa pagesë në zbardhjen e krimeve të luftës ndaj shqiptarëve.

“Dr. Hafir Shala nuk e kam njohur, por angazhimi i tij kishte qenë kolosal. Ndër pasuritë e mëdha kombëtare që Dr. Shala ka dhënë vendit tonë, sot jeton Gentrit H. Shala, i biri i tij, që duke e njohur tani Gentritin, mund ta imagjinoj se çfarë alamet burri paska pas qenë babai i tij, Dr.Shala. Për ne ka qenë nder i madh ky angazhim. Detyrohem të them, nuk e kemi mbyllë punën për rastin e Dr. Hafir Shala! Nuk përfundon vetëm me rastin e Nebojsha Filliq”, ka shkruar ndër të tjera Kërveshi.