Qalaj: Kosova po humb shumë, s’po shoh sinjal për ndryshim
Foto: Laura Hasani

Qalaj: Kosova po humb shumë, s’po shoh sinjal për ndryshim

Aktuale July 17, 2025 - 10:45

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, para nisjes së vazhdimit të 48-të të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës tha se qytetarët e Kosovës kanë të drejtë të shqetësohen, pasi sipas tij Kosova është duke humbur shumë.

“Kosova po humb shumë, si në aspektin politik, ashtu edhe të ndihmave nga jashtë. Ju e dini që Kosova është duke rrezikuar një fond 900-milionësh nga Plani i Rritjes. Nuk shoh ndonjë sinjal që do të ketë ndryshim në bllokadën e krijuar në politikën vendore”, tha Qalaj.

Në lidhje me takimin që po flitet mes kryetarit të LVV-së Albin Kurti me kryetarin e Nismës, Fatmir Limaj, Qalaj tha se duhet të ndodhin.