Osmani: Serbia synon destabilizimin e Kosovës, informatat i kemi nga institucionet e sigurisë së Kosovës
Foto: Laura Hasani

Osmani: Serbia synon destabilizimin e Kosovës, informatat i kemi nga institucionet e sigurisë së Kosovës

Aktuale July 17, 2025 - 17:01

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi se gjatë vizitës në SHBA ka diskutuar edhe për çështjet e sigurisë, duke theksuar se Serbia vazhdon të ketë qëllime destabilizuese në rajon dhe në Kosovë.

Ajo tha se ky vlerësim bazohet në informata të siguruara nga institucionet e sigurisë, përfshirë të dhëna të reja të marra në fund të muajit maj për veprimet e Serbisë në kufijtë e Kosovës.

“Në të gjitha takimet gjatë këtyre vizitave kemi folur edhe për hzvillimeit e fundit në fushën e sigurisë. Sic e dini gjatë vizitës sime kam deklaruar se Serbia ka pasur qëllim dhe ka ende qëllim që të destabilizoj situatën në të gjithë rajonin tonë dhe të përshkallëzoj situtaën në Kosovë. Ky vlerësim është bërë në bazë të informatave të vazhdueshme që ne si institucione i marrim nga institucionet e Republikës së Kosovës, në fund të muajit maj kemi marrë informata të reja specifike në lidhje me verimet e Serbisë në kufijtë e Kosovës”, deklaroi Osmani.

Ajo njoftoi për diskutime konkrete për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe fushat me interes të përbashkët, përfshirë edhe interesimin e administratës Trump.

“Në ShBA kemi pasur takim të rëndëishme në të gjitha këto takime është konfirmuar se ShBA-të e shohin Kosovën si aleatë strategjikë, u rikonfimruar përkrahja për shtetin tonë, sovranitetin dhe integrimin euroatlantik dhe anëtarësimin në kombet e bashkuara. Gjatë këture takime kam pasur disktuime të rëndëishme dhe shumë konkretet dhe për hapjen e kapitujve të rinjë të bashkëpunimit ekonomik mes Kosovës dhe ShBA-së. Sa i përket zhvillimti ekonomik kemi folur për fusha specifike që ka për interesim edhe Administrata Trump po ashtu në mesin e këtyre tema dua të veçoj diskutimin në fushën e mbrotjes, mobilizimin tonë përmes rrijtes së buxhetit të mbrojtjes por edhe përkushtimin për të kontribuar në sigurinë glbonale në anëtaërsimin në NATO. Tani i takon Kosovës që të vazhdojë me propozime edhe më konkrete që shpreoj që sa më parë shpresoj të kemi isntiicionet e formuara”, deklaroi Osmani./EO