
S’kam votë për Fatmir Limajn si kryeparlamentar, thotë Daut Haradinaj
Aktuale
July 17, 2025 - 21:44
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka paralajmëruar se nuk do ta votonte Fatmir Limajn për kryeparlamentar.
Haradinaj ka thënë se edhe po ta votonte Aleanca, ai nuk ka votë për Limajn.
“Unë personalisht jo, nuk po flas në emër të Aleancës, ky qëndrim ka qenë i jemi publik qysh në ditën e parë dhe kështu do të mbetet, nuk besojë që kam votë, jo për naj arsye përpos njëfarë papërgjegjësie për atë shkurorëzimin politik qe e bëri me Aleancën, nuk kam asgjë personale”, ka thënë Haradinaj./gazeta10