Çitaku: PDK-ja nuk voton asnjë kandidat që ka qenë ministër
Foto: Laura Hasani

Çitaku: PDK-ja nuk voton asnjë kandidat që ka qenë ministër

Aktuale July 21, 2025 - 10:27

Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka thënë se PDK e ka bërë të qartë se nuk e voton asnjë kandidat që ka ushtruar funksionin e ministrit.

“PDK-ja e ka bërë të qartë qëndrimin e saj rreth konstituimit të Kuvendit. Nuk votojmë asnjë kandidat i cili ka ushtruar funksionin e ministrit, kemi ofruar kompromis ndonëse nuk na është kërkuar, për hir të zhbllokimit të situatës.”

Ajo tha se takimet mes liderëve, përfshirë edhe atë të së shtunës, do të ishin të dobishme sikur të kishin rezultate.

“Takimet mes liderëve, përfshirë edhe atë të së shtunës, do të ishin të dobishme sikur të kishin sjellë rezultate.”

“PDK-ja e ka bërë të qartë kë nuk e voton”, ripërsëriti ajo. /eo