
Qytetari i bindur që Limaj nuk zgjidhet kryekuvendar: Kurti s’i do këta të UÇK-së
Aktuale
July 21, 2025 - 11:28
Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka protestuar para Kuvendit, derisa edhe shton se Fatmir Limaj nuk do të zgjidhet kryekuvendar.
“Fatmir Limaj nuk zgjedhjet kryetar i Parlamentit, këtu ju betohem unë, ju betohem që Fatmir Limaj nuk zgjidhet se Albin Kurti nuk i do të UÇK-së”, u shpreh qytetari.
Sipas tij, kryetare e Kuvendit mund të zgjidhet gruaja e Rexhep Selimit, e sipas tij do t’i marrë 100 vota.
Derisa ai shton se kandidati tjetër që mund të zgjidhet si kryetar Parlamenti është djali i Jakup Krasniqit.
“Nëse ke zemër Albin Kurti, propozo këtë dy emra dhe sot do të zgjidhet ngërçi politik”, u shpreh tutje ai.