
Nis seanca e 50-të konstituive
Aktuale
July 21, 2025 - 11:31
Ka nisur seanca e 50-të, tentim ky i radhës për të konstituuar Kuvendin e Kosovës.
Ani pse gjatë fundjavës kryetari i LVV-së, Albin Kurti, u takua me Fatmir Limajn e Nismës për të gjetur një zgjidhje të këtij ngërçi, sipas raportimeve as bashkëbisedimi i tyre nuk solli gjë në dritë, transmeton klankosova.
Edhe deklaratat e deputetëve të zgjedhur lënë për të kuptuar se as sot s’do të ketë funksionalizim të Parlamentit.
Gjithsesi, gjithçka kuptohet për pak minuta.