
Kurti jep detaje për takimin me Limajn: Kam bërë një ofertë konkrete
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka dhënë detaje në lidhje me takimin me kreun e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.
Ai tha se kanë shprehur interesimin dhe gatishmërinë për të bashkëqeverisur me Nismën, përcjell Klankosova.tv.
Kurti gjithashtu u shpreh se ka bërë një ofertë konkrete për këtë subjekt politike, por për të, siç tha ai, do të flasë kur këto bisedime të përmbyllen me rezultatin final.
“Kemi shprehur jo vetëm interesimin, por edhe gatishmërinë për të bashkëqeverisur me Nismën Socialdemokrate”.
“Në përputhje me këtë unë kam bërë pak a shumë edhe një ofertë konkrete për Nismën Socialdemokrate, në mënyrë që gjithçka të përmbyllet sa më shpejt e sa mirë dhe ta kemi konstituimin e Kuvendit dhe qeverinë e re”.
“Mirëpo kur këto bisedime të përmbyllen me rezultatin final, atëherë do të mundë të flasim për hollësitë e përmbajtjes së saj”, u shpreh tutje Kurti.