Kurti për marrëveshjen me Limajn: Shpresoj të arrihet këtë javë
Foto: Laura Hasani

Kurti për marrëveshjen me Limajn: Shpresoj të arrihet këtë javë

Aktuale July 21, 2025 - 15:48

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, shpreson se këtë javë mund të arrihet një marrëveshje me kryetarin e Nismës, Fatmir Limajn.

Kështu tha vetë kryetari i LVV-së, përmes konferencës për media.

“Kam bërë një ofertë për Nismën dhe nuk mund t’i diskutoj elementet përbërëse para se të finalizohen ato biseda. Uroj dhe shpresoj, sepse punoj që kjo të bëhet në këtë javë dhe të përmbyllet kjo, vetëm edhe pak durim, sepse në këtë fundjavë ose do ta kemi lajmin për marrëveshjen e arritur, ose e kundërta”, u shpreh ai, njofton Klankosova.tv.

Ndryshe, Kuvendi ka dështuar sot për të 50-ën herë për ta konstituuar atë.