Rashiq: Besoj shumë që Limaj do ta pranojë ofertën e Kurtit
Foto: Laura Hasani

Rashiq: Besoj shumë që Limaj do ta pranojë ofertën e Kurtit

Aktuale July 22, 2025 - 13:05

Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, tha se Kuvendi duhet të konstituohet brenda afatit prej 30 ditëve të dhënë nga Gjykata Kushtetuese.

Ai tha se nëse nuk ndodhë kjo, atëherë do të ketë një situatë të veprimeve të paparashikueshme.

Rashiqi ka thënë se për të mos ardhur në këtë situatë beson në pragmatizmin e Fatmir Limajt se do të pranojë ofertën e Kurtit.

“Hyjmë në një zonë të veprimeve të paparashikueshme. Personalisht nuk jam që të hyjmë në atë zonë ku nuk mund të parashihet se çfarë mund të jetë reagimi apo propozimi i Gjykatës Kushtetuese apo ndonjë institucioni tjetër. Unë besoj, duke e njohur Limajn, që do të jenë pragmatik dhe do të pranojnë një ofertë nga bisedat që janë zhvilluar me z.Kurtin. Besoj shumë, mos të thamë që jam i sigurt që Limaj do të pranojë këtë ofertë të Kurtit”, ka thënë Rashiqi.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Limajt i ka bërë ofertë konkrete për bashkëqeverisje në takimin e së shtunës, ndonëse nuk ka dhënë detaje. /tëvë1