
Temperatura të larta, nga nesër ndalohet qarkullimi i automjeteve prej mbi 15 tonësh
Zëvendësministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar për një vendim që ka marrë kjo ministri për shkak të motit me temperatura të larta.
Durmishi ka njoftuar se me anë të këtij vendimi ka ndaluar qarkullimin e automjeteve me peshë prej mbi 15 tonësh prej nesër nga ora 11:00 deri në 17:00, transmeton Zeri.info.
Ky vendim do të mbetet në fuqi deri më 28 korrik.
Njoftimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Për shkak të temperaturave të larta që po mbretërojnë këto ditë, kemi marrë vendim për ndalimin e qarkullimit të automjeteve me peshë mbi 15 T, në autoudhë, rrugë nacionale dhe rajonale.
Ndalesa vlen nga ora 11:00 e deri në 17:00, duke filluar nga nesër, më 23 korrik e deri më 28 korrik.
Ky vendim mund të ndryshohet varësisht nga kushtet klimatike gjatë ditëve në vijim.