
Presidentja pret që Kushtetuesja të nxjerr interpretim edhe për votimin e fshehtë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në konferencën që mbajti për media foli edhe për votimin e fshehtë, për të cilin tha se nuk e kanë trajtuar pasi dy kërkesa lidhur me këtë çështje janë para Gjykatës Kushtetuese.
Osmani theksoi se nuk e kanë parë të nevojshme ta trefishojnë kërkesën e njëjtë, por tha se shpreson që edhe për këtë çështje të ketë përgjigje.
“Ne nuk e kemi trajtuar këtë çështje për shkak se është trajtuar në dy kërkesa të reja që janë për momentin para Gjykatës Kushtetuese, e dorëzuar nga PDK dhe LDK, nuk kemi menduar që është e nevojshme ta trefishojmë kërkesën e njëjtë. Dhe shpresojmë shumë që edhe për këtë çështje të ketë përgjigje”, tha Osmani.
Në konferencën për media, Osmani tha ka kërkuar nga Kushtetuesja masë të përkohëshme për pëzullimine afatit.