
AKKVP-ja e quan të pavërtetë deklaratën e Petkoviqit për një pronë në veri
Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës (AKKVP) ka reaguar ndaj deklaratës së Petar Petkoviq lidhur me një rast pronësor në veri të Kosovës, duke e konsideruar ato përpjekje të rrezikshme për politizim dhe dezinformim.
Rasti në fjalë, sipas kësaj agjencie që përfshin pronën e familjes Ferki Shipolli, është trajtuar që në vitin 2005, ku është vërtetuar se pala është poseduese e ligjshme e pronës. AKKVP zbaton vendime përfundimtare të institucioneve ligjore në përputhje me mandatin dhe kornizën ligjore në fuqi.
“Rikthimi i pronës bëhet përmes procedurave të rregullta ligjore dhe zbatohet ndaj çdo uzurpimi të paligjshëm, pavarësisht përkatësisë etnike apo statusit të palës. Deklaratat e tilla si kjo e Petar Petkoviqit janë të papranueshme sepse nxisin tensione dhe minojnë sundimin e ligjit dhe bashkëjetesën. AKKVP mbetet e përkushtuar ndaj zbatimit të drejtë, të barabartë dhe ligjor të mandatit të saj”, thuhet në reagim.