
Limaj: Po presim përgjigje nga Kushtetuesja, s’ka takim të përcaktuar me Kurtin
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për sqarime se cilat janë pasojat juridike nëse deputetët nuk arrijnë të konstituojnë Kuvendin deri më 26 korrik – afat i vendosur nga Kushtetuesja.
E para e shtetit po ashtu kërkoi vendosjen e një mase të përkohshme, që do të pezullonte këtë afat deri në një vendim të Gjykatës Kushtetuese.
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se janë duke e pritur përgjigjen e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me kërkesën e Presidentes Osmani.
‘’Po presim masën e sigurisë së Gjykatës Kushtetuese sot, sepse duhet me dhënë një përgjigje Presidentes sepse e ka një afat 48 orësh Gjykata, ose e aplikon masën e sigurisë ose e hedhë poshtë këtë kërkesë. Nëse vjen masa e sigurisë më Parlamenti nuk mblidhet deri në aktgjykim’’, ka thënë Limaj për Front Online.