
Masa e përkohshme e Kushtetueses, Cakolli: Deputetët s’mund të marrin asnjë vendim deri më 8 gusht
Aktuale
July 24, 2025 - 21:59
Eugen Cakolli nga KDI ka shkruar për masën e parakohshme të Gjykatës Kushtetuese.
Kushtetuesja ndaloi deputetëve të marrin veprime në Kuvend nga 27 korrik deri më 8 gusht.
Fillimisht do të konsumohen ditët e fundit të afatit 30-ditor.
“Gjykata Kushtetuese ka vendosur, sipas detyrës zyrtare, masë të përkohshme ndaj seancave të Kuvendit, që nga e diela (27 korrik) deri më 8 gusht. Pra, Kuvendi do t’i konsumojë ditët e mbetura të afatit 30 ditor, por nuk do të mund të marrë asnjë vendim tjetër deri më 8 gusht. Kjo masë ndërlidhet me kërkesat e parashtruara nga PDK dhe LDK”, tha Cakolli.