
Arifaj: S’po mungon vetëm prezenca e Thaçit në media, por edhe mesazhi që ai përçonte
Aktuale
July 24, 2025 - 23:52
Ardian Arifaj, ish-këshilltari i Hashim Thaçit, komentoi intervistën ultra ekskluzive të ish-presidentit.
Ai tha se nuk po mungon vetëm prezenca e tij në mediat e vendit, por siç u shpreh, edhe mesazhi që ai përçonte.
“Ajo që po mungon nuk është vetëm prezenca e Hashim Thaçit në mediat e Kosovës, ajo që po mungon më shumë është mesazhi që e ka përçuar gjithmonë një politikan si Hashim Thaçi sa herë ka dal në mediat e Kosovës”, u shpreh tutje Arifaj në Klan Kosova.