
Dështon edhe tentimi i 52-të, seanca e radhës nesër
Aktuale
July 25, 2025 - 11:28
Kuvendi i Kosovës ka dështuar për të 52-tën herë të konstituohet.
Në seancën e së premtes morën pjesë 107 deputetë, ndërsa në votim për komisionin e fshehtë votuan për 54 deputetë, transmeton Zeri.info.
Pas kësaj situate, kryesuesi i seancës Avni Dehari, duke iu referuar vendimit të Gjykatës Kushtetuese, caktoi seancë të re për nesër, e cila do të jetë e fundit sipas vendimit që ka marrë Kushtetuesja.
“Dje jemi njoftuar me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Sipas saj, masa e përkohshme hyn në fuqi më 27 korrik deri më 8 gusht, si kryesues i seancës konstituive, seancën e radhës do ta mbajmë nesër prej orës 14:00”, tha Dehari.
Ndryshe, partitë PDK, LDK dhe AAK, i kërkuan edhe sot Deharit që të kthehen në rendin fillestar të ditës. /Zëri