
Limaj: Votat e Nismës, të pamjaftueshme për të ndërtuar një shumicë qeveritare
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, është deklaruar pas dështimit të seancës së 52-të konstituive.
Ai tha se Gjykata Kushtetuese do të dalë me një vendim, që do të sqarojë situatën dhe rrugën që duhet ndjekur.
“Kjo seancë u mbajt pas vendimit të mbrëmshëm të Gjykatës Kushtetuese për mundësinë e një masa të përkohshme që Gjykata do ta aplikojë nga data 27. Tanimë, nëse shihni kërkesat, ka vërshim të kërkesave si nga deputetët, si nga presidentja, për të sqaruar një herë e mirë një situatë të tillë, për ta bërë më të thjeshtë themelimin e organeve shtetërore, unë besoj që Gjykata Kushtetuese me aktgjykimin që do të dalë shpejt, përfundimisht do ta sqarojë pasojat juridike dhe rrugën që duhet ndjekur”, tha Limaj.
Ndër të tjera, ai shtoi se për të nuk ka qenë asnjëherë temë për të kryetari i Kuvendit.
Derisa ai tha se nuk ka vota për të zgjedhur kryekuvendarin, duke demantuar kështu fjalët e deputeti Albin Kurtit, që i ka votat për qeveri.