Osmani takon ndaras Kurtin e Limajn
Foto: Laura Hasani

Osmani takon ndaras Kurtin e Limajn

Aktuale July 26, 2025 - 21:19

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka zhvilluar takime të ndara me kreun e VV-së, Albin Kurtin dhe me atë të Nismës, Fatmir Limaj.

Burime të klankosova kanë konfirmuar se takimet janë zhvilluar vetëm disa orë para seancës së 54-të për ta konstituuar kuvendin.

Kjo seancë është thirrur për në orën 22:00, pasi në të 53-ën që u mbajt nga ora 14:00, deputetët nuk arritën që ta zgjedhin Albulena Haxhiun si kryetare të kuvendit.Në mesnatë përfundon afati i dhënë nga Gjykata Kushtetuese në aktgjykimin e saj ku ka thënë se deputetët duhet që deri më 26 korrik ta konstituojnë kuvendin.

Ditë më parë, Kushtetuesja doli me një masë të përkohshme ku deputetët nuk guxojnë të ndërmarrin asnjë veprim për konstituimin e kuvendit.