
Sveçla: Kosova është një, e pandashme, e sigurt dhe e të gjithëve
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka marrë pjesë në aktivitetin, ku mbi 300 pjesëmarrës në 5 disiplina të ndryshme sportive përshkuan në total mbi 235 kilometra rrugë tokësore e ujore.
Sveçla pëmes një postimi në rrjetin social Facebook tha se me këtë ata dëshmua kështu nga çdo cep e drejt veriut të Republikës sonë se Kosova është një, e pandashme, e sigurt dhe e të gjithëve.
“Ky aktivitet ishte më shumë se përkujtimor. Pjesëmarrësit sportistë, pjesëtarë të Policisë së Kosovës e qytetarë, me vullnetin e hapat e tyre kuptimësuan rënien e Hero Enver Zymerit, Hero Afrim Bunjakut dhe të gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës që ranë në krye të detyrës. U jam mirënjohës të gjithë pjesëmarrësve që me vullnetin e çeliktë sfiduan temperaturat tejet të larta dhe me sukses arritën në pikën ku u mblodhëm bashkë me familjarët e policëve të rënë në krye të detyrës, në Qendrën e Trajnimit për kërkim dhe shpëtim në “Berim”, Liqeni i Ujmanit”, shkroi ai në Facebook.