Çitaku para seancës: Institucionet janë peng i Kurtit, zhbllokimi i situatës në dorën e tij
Foto: Laura Hasani

Çitaku para seancës: Institucionet janë peng i Kurtit, zhbllokimi i situatës në dorën e tij

Aktuale July 26, 2025 - 21:59

Deputetja e zgjedhur nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku është deklaruar para seancës së natës që mbahet në tentativën e fundit për ta funksionalizuar Kuvendin.

Ajo tha se insitutcionet e Republikës së Kosovës janë “peng i kokëfortësisë Albin Kurtit” dhe siç tha ajo është në dorën e tij që të zhbllokojë këtë situatë”.

“Kemi ofruar kompromise tona, por fatkeqësisht e kemi një kryetar partie që e refuzon idenë e bashkëpunimi”.

“Kosova dhe e ardhmja e saj është shumë më e rëndësishme se karriera e Albin Kurtit dhe Albulena Haxhiut”.