Deputetja e Nismës: S’ka votë përveç, Limaj për kryetar të Kuvendit

Deputetja e Nismës: S’ka votë përveç, Limaj për kryetar të Kuvendit

Aktuale July 26, 2025 - 22:29

Deputetja e Nismës Arbreshë Krasniqi, ka thënë se partia e saj nuk ka votë, përveç Fatmir Limaj të jetë kandidat për kryetar të Kuvendit.

Ajo në një fotografi të publikuar në rrjetet sociale ka shkruar: Nuk ka pas, nuk ka dhe nuk do të ketë votë, përveç Fatmir Limajt për Kryetar të Kuvendit! Jo fsheht, por hapur duhet.

Deputetët tashmë janë mbledhur ku pritet të nis seanca e 54-të me radhë, e që është e dyta brenda ditës së sotme. /Zëri