29 vatra zjarri brenda tetë oreve, Muharremi: Ministrat a thua janë gjallë apo jo

29 vatra zjarri brenda tetë oreve, Muharremi: Ministrat a thua janë gjallë apo jo

Aktuale July 26, 2025 - 23:08

Kosova po përballet me një situatë alarmante, ku brenda 8 orëve janë regjistruar 29 vatra zjarri aktive.

Në dritën e këtyre zhvillimeve, opinionisti Shenoll Muharremi kritikoi ashpër indiferencën e ministrave në detyrë.Muharremi pyeti me ironi nëse ministrat janë ende gjallë, duke theksuar se ata mund të jenë të pranishëm vetëm për të realizuar fotografi për fushata.

“Sot po digjet vendi, literalisht janë 29 vatra zjarri brenda tetë oreve që po raportohet se kanë qenë aktive.

Ministrat, a thu janë gjallë a jo? A mos janë shku veç për ndonjë foto për fushatë, si herën e fundit kur u kallshin arat e ata shkonin me bo foto duke hangër bostanë.. pa u interesu fare çka po ndodhë me bujqësinë tonë që u kallke. A janë sot ministra apo deputetë?

Sepse me gjithë këto zjarre që kërkojnë reagim e intervenim, nuk po duket që ministrat e qeveria janë gjallë.

Ministrat sot janë në Kuvend si deputetë. Deputetët sillen si ministra.

Por në realitet nuk kemi as ministra, as deputetë.

Kjo ndodh kur i don të gjitha.Mbetesh pa kurgjo.

Në fakt, ne mbetemi pa asgjë. Pa qeveri, pa ministra, pa deputetë, pa Kuvend. Veç me zjarr edhe tym.”