
Zjarri rrezikoi banesat dhe bizneset në Borsh dhe Piqeras, rinis ndërhyrja nga ajri
Një zjarr i madh ka rënë mbrëmjen e së shtunës në kodrat e fshatit Borsh dhe Piqeras mbrëmjen e së shtunës.
Mbi 10 vatra zjarri në Borsh dhe Piqerras janë përhapur me shpejtësi për shkak të erës së fortë duke bërë që situata të dalë jashtë kontrollit ne Piqeras dhe rrezikuar banesat dhe bizneset e zonës.
Agjencia e Mbrojtjes Civile bëri me dije se mëngjesin e së dielës ka rinisur aksioni nga ajri me dy helikopterë të Forcës Ajrore për të neutralizuar zjarret.
“Zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura të stacionuara në Borsh gjatë natës siguruan perimetra sigurie përreth banesave, Policia e shtetit dhe punonjësit e emergjencave civile ndihmuan banorë dhe pushues të evakuohen nga zonat më të rrezikuara, duke shoqëruar drejt sigurisë 40 prej tyre”, bëhet me dije nga Mbrojtja Civile. /euronewsalbania