
Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, mbrojtja fillon paraqitjen e provave më 15 shtator
Aktuale
July 27, 2025 - 08:43
Gjykata Speciale ka njoftuar se trupi gjykues në rastin e Thaçit dhe të tjerëve, ka lëshuar urdhër me të cilin e ka caktuar 15 shtatorin si datë kur mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së do të nisë paraqitjen e provave.
Sipas vendimit të nxjerrë, data do të konfirmohet në konferencën përgatitore për Mbrojtjen që do të mbahet më 19 gusht 2025.
“Paneli lëshoi gjithashtu edhe urdhra të mëtejshëm në lidhje me aspekte si listat e rishikuara të provave materiale dhe afatet për nxjerrjen e provave”, thuhet në njoftimin e Speciales.
Vendimin e plotë mund ta gjeni KËTU.