Zhduket 9-vjeçari në Mushtisht të Suharekës, kërkohet ndihmë për gjetjen e tij

Zhduket 9-vjeçari në Mushtisht të Suharekës, kërkohet ndihmë për gjetjen e tij

Aktuale July 28, 2025 - 11:37

Në fshatin Mushtisht të Suharekës ka humbur një fëmijë 9-vjeçar dhe po kërkohet ndihmë për gjetjen e tij.

Fatos Jakupi, fëmija që ka humbur gjatë ditës së hënë, momentin e fundit që është parë ka qenë i veshur me farmerka të gjelbra, maicë ngjyrë hiri me shkronja dhe sandale.

Klankosova.tv ka kontaktuar dhe me kryetarin e fshatit Reshat Selimin, i cili thotë se kërkimet për fëmijën e humbur po vazhdojnë, megjithëse ende nuk është gjetur.

Mësohet se 9-vjeçari është i prekur nga autizmi. 

Nëse keni ndonjë informacion ose e keni parë, ju lutemi kontaktoni menjëherë në numrin: 044 186 889.

Image