
Supremja shfuqizon Rregulloren e re për koordinatorin kombëtar për luftimin e krimit ekonomik
Gjykata Supreme e Kosovës e ka shpallur të paligjshme dhe e ka shfuqizuar Rregulloren për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për themelimin dhe funksionalizimin e koordinatorit kombëtar për luftimin e krimit ekonomik.
Supremja njofton se ky aktgjykim merr formën e prerë menjëherë pas komunikimit të përmbajtjes dhe arsyetimit të tij palëve.
“Shpallet e paligjshme dhe shfuqizohet Rregullorja nr .04/2025 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Rregullores për Themelimin dhe Funksionalizimin e Koordinatorit Kombëtar për Luftimin e Krimit Ekonomik, e datës 30.04.2025, nr. prot. 824/2025, dhe datë 05.05.2025
“Ky aktgjykim merr formën e prerë menjëherë pas komunikimit të përmbajtjes dhe arsyetimit të tij palëve, dhe detyrohet i padituri Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), me seli në Prishtinë, që të njëjtin ta publikojë në mënyrë të njëjtë sikurse të miratimit të saj”, thuhet në vendimin e Supremes.
Vendimin e plotë e gjeni duke klikuar KËTU.